Polici 46-vjeçar Erjon Goxhara, i cili të hënën ka qëlluar me armën e tij të shërbimit shtetasin Lorenc Kosta, është dorëzuar ditën e djeshme rreth në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Goxhara është dorëzuar, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.