Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshme ka ndodhur të mërkurën pasdite në Gjakovë.
Siç njofton policia, i dyshuari mashkull kosovar kishte dëmtuar dy vetura me koktej molotovi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me koktej molotov ka dëmtuar dy vetura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.