Serie A ka nisur me befasi, pasi skuadrat e mëdha janë ndalur në barazime ose kanë pësuar humbje qysh në xhiron e parë.
Interi barazoi 2-2 në udhëtim te Genoa, derisa me të njëjtin rezultat Milani ndau pikët me Torinon në San Siro.
Anotnio Cassano ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij duke thënë se Juventusi dhe Milani do të mbetën jashtë top katërshes, derisa Interi vazhdon të jetë skuadra më e fortë në Itali.
“Është një sezon që nuk mund të bësh parashikime, por unë e kam idenë time. Interi është skuadra më e fortë në garën për titullin kampion dhe sigurisht që ka diferenca me Romën dhe ekipet e tjera në Itali. Por këta të fundit i shoh pretendentë”.
“Pas këtyre dy ekipeve shoh Atalantën dhe Napolin. Milani dhe Juventusi do të përfundojnë jashtë katërshes së parë”, deklaroi Cassano.


