Shkup, 22 gusht – Bashkia e Shkupit nëpërmjet një kumtese për media thotë e OBRM-PDUKM-ja në vend të konstruktivitetet, po ikë nga përgjegjësia. Prej atje thonë se partia në pushtet dëshiron të krijojë kaos kudo që nuk ka interes partiak.
“E vërteta është se OBRM-PDUKM, e cila është në pushtet në qytetin e Shkupit për të tretin vit, nuk voton për investime, nuk voton projekte, bllokon programet e punës dhe këshilltarët në vend që të punojnë luajnë ikebanë në Këshillin e Shkupit për 500 euro për seancë për t’ua përkeqësuar jetën shkupjanëve”, thuhet në njoftimin e Departamentit për marrëdhënie me publikun nga Bashkia e Shkupit.


