Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetare.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se, Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, së bashku me Artiola Babuni – Koordinatore e Projekteve, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim informues me organizatat partnere të organizatës për themelimin e Rrjetit joformal të grave të gazetareve.
Gjithashtu, do të krijojnë një mjedis më mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë gazetare në Kosovë, duke ua lehtësuar kryerjen e detyrave profesionale.
“AGK-ja, falënderon përzemërsisht për gatishmërinë dhe pjesëmarrjen në këtë takim Edis Agani – British Council, Vlora Tuzi Nushi – UN Women Kosovo, Anisa Bina – UN Women Kosovo, Fatmire Tërdevci – European Union in Kosovo, Biljana Natovska – OSCE Mission in Kosovo, Lekë Berisha – OSCE Mission in Kosovo, Adea Beqaj – NDI Kosovo, Diona Hoxha – NDI, Marigona Berisha – Zyrtare Ligjore, si dhe Florandë Morina – Anëtare e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftim.