Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, Gjykata jep tjetër masë sigurie ndaj Plarent Dervishajt

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Plarent Dervishajn, i ekstraduar pak ditë më parë nga Dubai.

Kjo masë sigurie ishte dhënë në mungesë ndaj Dervishajt me kërkesë të SPAK-ut, si një nga të akuzuarit për dy ngjarje të vitit 2005, vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.

Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij, Ilia Ilia, ka pretenduar se është sjellë në mënyrë ekstra ligjore në Shqipëri. Sipas avokatit, klienti i tij është arrestuar në Dubai më 6 gusht dhe i është thënë se i rrezikohet jeta. Ai është mbajtur disa ditë në gjendje arresti dhe më pas është hipur në një aeroplan drejt Rinasit, ku edhe është arrestuar.

Në lidhje me ngjarjet e 2005-ës Dervishaj ka mbajtur qëndrim mohues.

Ditën e djeshme, GJKKO miratoi një tjetër masë “arrest në burg” për Dervishajn për akuzat e ngritura ndaj tij për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img