Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolona janë krijuar te Dheu i bardhë, Merdar dhe Muçibabë.
Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona dhe se qytetarët mund të hyjnë në territorin e Kosovës për pesë minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.