Shkup, 14 gusht– Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka zhvilluar dy takime të ndara me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigorian dhe përfaqësuesen e UN Gratë, Vesna Ivanoviq-Kastarede.
Në takimin me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigorian, siç informojnë nga MPJ-ja, bashkëbiseduesit iu referuan nismave dhe aktiviteteve të UNDP-së në më shumë sfera, si përfshirja sociale, barazia gjinore, përmirësimi i pozitës së të rinjve, mbrojtja për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe duke mundësuar integrimin e tyre gjithëpërfshirës në jetën e përgjithshme, decentralizimin, si dhe forcimin e institucioneve, zhvillimin lokal, mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.
Mucunski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se qeveria veçanërisht vlerëson kontributin aktiv të UNDP-së drejt zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer me institucionet e Maqedonisë në më shumë sfera.
Në takimin me përfaqësuesen e KB Gratë, Mucunski, thuhet në kumtesë, theksoi se prioritet i Qeverisë mbetet promovimi i barazisë gjinore dhe promovimi i të drejtave dhe statusit të grave, për këtë arsye bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e UN Gratë është veçanërisht e rëndësishme për zbatimin e ORC 5 të Agjendës 2030.
Mucunski më tej shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e përgjithshëm me Zyrën e UN Gratë, duke theksuar se Qeveria mbetet një partner i përkushtuar i Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha agjencive të saj, ndërsa MPJ dhe TJ do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e pozitës së grave në nivel kombëtar dhe global.
Në të dyja takimet, informojnë nga MPJ, bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer dhe u referuan për realizimin e aktiviteteve që do të pasojnë në periudhën e ardhshme.