Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e rëndë të mesfushorit francez Eduardo Camavinga.
Francezi është lënduar në stërvitjen e fundit para finales së Superkupës së Evropës përballë Atalantas.
Camavinga u lëndua pas një ndërhyrje të ashpër në të nga bashkëkombësi i tij Aurelien Tchouameni.
“Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Eduardo Camavinga, ai është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë”, ka njoftuar Real Madridi.
E përditshmja madrilene Marca ka raportuar se gjendja e lojtarit nuk është e mirë dhe ai do t’i mungojë gjatë Realit.
Mesfushori francez pritet të mbetet jashtë fushave deri në shtatë javë dhe rikthimi i tij pritet në fillim të muajit tetor.