Shkup, 14 gusht – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) Stojançe Angellov, dërgoi apel te qytetarët nëse vërejnë zjarrvënës ose ndonjë lëvizje të dyshimtë, ta raportojnë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve nëse vërejnë sjellje të dyshimta, gjegjësisht një person për të cilin dyshojnë se mund të ndezë zjarrin ose është i pakujdesshëm, duke djegur kashtë që mund të shkaktojë zjarr, të lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt. Nëse është e pakëndshme ose kanë frikë të raportojnë në këtë numër ose në stacion, le të telefonojnë ndonjë polic mik, ndonjë pylltar mik, ndonjë të punësuar në QMK, DMSH, në “Pyjet Kombëtare”, duhet të telefonojnë këdo që do t’ia kalojë këtë informacion më tej”, tha Angelov.
Ai thotë se lufta kundër atyre që vënë zjarrin duhet të jetë e ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë, pra siç tha ai, “kur të ndëshkohen, atëherë do të kenë kujdes”.
“Lufta kundër atyre që i ndezin këto zjarre në pyje duhet të jetë e ashpër, duhet të përgjigjemi ashpër sepse parandalimi është mënyra më e mirë, atëherë kur të ndëshkohen, atëherë do të jenë më të kujdesshëm sepse nuk ka justifikim për këtë sjellje joserioze, të pakujdesshme ku disa njerëz mendojnë me naivitet se nuk do të shkaktojnë zjarr, se do të ndezin pak kashtë dhe se ndoshta disa kilometra më tutje dikush do të vdesë, kjo është e parëndësishme. Ata presin se kjo nuk do të ndodhë. Edhe pse është neglizhencë, do të kërkoj edhe ndryshime ligjore shtesë për dënime të rrepta për vepra të tilla që kërcënojnë çdo ditë jetë njerëzish, shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore, por edhe dëme të mëdha materiale, si dhe shpenzime të burimeve shtetërore dhe vendore për përballimin e këtyre zjarreve”, tha Angelov.
Në 24 orët e fundit në territorin e shtetit ka pasur 38 zjarre, informoi drejtori. Prej tyre 24 janë shuar plotësuar, pesë janë nën kontrolol, ndërsa nëntë zjarre janë aktive, gjegjësisht aktive janë zjarret në Jasen, Pehçevë, Koçan, zjarri nga të dyja anët e Galiçicës, në fshatin Zajaz, në fshatin Vërben dhe Novac.
“Apeloj për vigjilencë të madhe. Zjarri nuk është naiv, edhe në një deponi apo në bar të thatë, ai mund të arrijë shpejt në pyll ose të kërcënojë jetën e njerëzve. Lufta kundër këtyre zjarrvënësve duhet të jetë e ashpër, duhet të kundërpërgjigjemi ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë. Pastaj kur të ndëshkohen, atëherë do të jenë të kujdesshëm. Nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë joserioze. Do të kërkoj ndryshime shtesë ligjore për dënime të rrepta për sjellje të tilla që rrezikojnë jetë njerëzore dhe shpenzojnë burimet shtetërore”, tha Angelov.
Ai dërgoi mirënjohje për zjarrfikësit lokal të cilët gjatë ditës së djeshme kanë shuar madje 24 zjarre në ambient të hapur, zjarre për të cilat Angelov thotë se kishin potencial të shndërrohen në zjarre të mëdha pyjore.