Prizren, 13 gusht – Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë nga afër sot nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova”.
Vlera totale e këtij projekti është paraparë të jetë 35 milionë euro, derisa sot është filluar puna në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, meqë LOT-i 2 është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Nga vendpunishtja e LOT’It 1, Kurti citohet të ketë thënë se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.
Shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, rekomandohet suspendimi i komandantit policor të Skenderajt
Durmishi publikon draft-raportin e testimit të Urës së Ibrit: Është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale
“Jemi këtu tek LOT-i 3, i projektit të rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë dhe ky loti 3 të cilin ne po i fillojmë punimet tash ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, Kurti tha se synimi është që t’i jepet mbështetja maksimale këtij aksi rrugor, që të kryhet sa më shpejtë.
“Këtu jemi bashkë me punëtorët edhe me punëkryesin e LOT-it të parë, që sikurse LOT-i 3 që e vizituam më herët e ka gjatësinë e njëjtë, përafërsisht shtatë kilometra dhe përderisa atje vlera e investimit ishte 8.3 milionë euro, këtu është 8 milionë euro. Punët po shkojnë fare mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit. Jam me ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishin, zëvendësministrin tjetër, Jeton Rakën, me deputetë të zonës Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj”, ka thënë Kurti.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me koridorin Jon-Adriatik dhe me koridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.