1.3 C
Munich

Disa fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Must read

Shkup, 13 gusht – Shfrytëzuesit nga rajoni Krushopek – Laka në komunën e Sarajit nesër nga ora 08:30 deri në 12:30 do të jenë pa rrymë.

Nga ora 6:30 deri në ora 14:30, pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Taor, Studeniçan, Morani, Novosellë, Gradovc, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Pakoshevë dhe Zelenikovë – Jane Sandanski.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article