VETËM ME …

Poezi nga: Josefina Pla
Përktheu: Bajram Karabolli

Vetëm me një vështrim,
vetëm një ninëz për të gjitha gjërat.
Për agimin dhe muzgun,
për dashurinë dhe urrejtjen,
për të dashurin dhe xhelatin,
për turtulleshën dhe nepërkën,
për yllin dhe xixëllonjën.

Vetëm dy duar
për potirin dhe kamxhikun,
për trëndafilin dhe për kaktusin.
Vetëm dy duar
për rërën dhe vesën,
për të përkundur djepin,
për të ledhatuar tëmthat e shpresës
e për të hapur vrimën e fundit të këpucës.

Vetëm një gojë
për të puthur e për të bërtitur,
për t’u lutur e për të blasfemuar;
për psherëtima dhe për gënjeshtra,
për të kërkuar falje
dhe për të dhënë dënimin.

Vetëm një gjak
për të dëgjuar kohën
dhe për të ujitur ëndrrat,
për të blerë plagën dhe agoninë
dhe për të derdhur lotët.
Ah, vetëm një gjak,
një gojë, dy duar
dhe një vështrim të vetëm.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles