Parashikimi i motit në Shqipëri, rikthehet i nxehti afrikan

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë javë territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Për ditët e hënë, e martë, e mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Për ditët e mërkurë, e enjte, e premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles