OBRM-PDUKM: Nuk do të heqim dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor

Shkup, 12 gusht – Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thotë se nuk do të heqin dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor. Bojan Stojanoski nga kjo parti sot në konferencë për shtyp tha se janë të mirëseardhura idetë për ndryshime të mundshme në gjyqësor.

“Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të elitës kriminale të biznesit. Shpërbërja e Këshillit është masë prej të cilës nuk heqim dorë, kjo ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve, që mori mbështetje”.

“Ndërkohë, duhet të kemi parasysh se rezistenca më e madhe për këtë hap është prej atyre që u shërben sistemi i kalbur gjyqësor dhe atyre që u konvenojnë institucione me besim prej 2%”, tha mes tjerash Bojan Stojanoski.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles