Shkup, 12 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ambasadoren ukrainase, Larisa Dir të cilës ia rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën e cila siç tha ai, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Siç njoftoi MPJ, në takim ministri Mucunski shtoi se si vend-anëtar i NATO-s mbetemi të përkushtuar për të vazhduar ndihmën e fuqishme politike dhe praktike për Ukrainën, ndërsa vendi vazhdon të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj territorial.
“Në kuadër të takimit ai e njoftoi ambasadoren Dir për vendimin e Qeverisë së Maqedonisë, për vazhdimin e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit të cilët banojnë në territorin e vendit tonë”, thuhet në komunikatë.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për çështje të tjera aktuale dypalëshe dhe shprehën besimin se bashkëpunimi i mirë mes të dyja vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, thonë nga MPJ-ja.