Gostivar, 12 gusht – Ushtruesi i detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi artistin dhe mjeshtrin e madh të instrumenteve muzikore, Salla Shabani. I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal, Namik Durmishi, në një atmosferë dhe bisedë shumë miqësore, kryetari Limani i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit, në emër të Komunës së Gostivarit.
“Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase, Salla Shabani, i dorëzova Mirënjohje në emër të Komunës së Gostivarit dhe jam i bindur se bashkë me këtë mirënjohje ai ka vlerësimin dhe dashurinë e çdo gostivarasi dhe shqiptari” u shpreh Limani.
Mjeshtri i madh i instrumenteve frymore Sallah Shabani pos prodhimit të instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e tyre. Është një nga themeluesit e AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrën më të mirë të mundshme, në gjitha vendet ku ka marrë pjesë ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut.
Për kontributin e tij, Shabani u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare, andaj meriton të gëzon epitetit ambasador i denjë i kulturës dhe arit gostivaras.