Fordi nuk lëvizi për tre vite, madje as rruga nuk u asfaltua për shkak të automjetit – banorët e qytetit britanik kërkojnë të largohet

Pronari i një Fordi ngjyrë portokalli që nuk e ka lëvizur e tij nga vendi që nga viti 2021, është urdhëruar nga zyrtarët e një qyteti britanik që të lajmërohet dhe ta largojë menjëherë.

Në fillim të vitit vetura e braktisur u bë kryelajm i mediave kur këshilli lokal u detyrua të shtroj asfaltin vetëm përreth veturës dhe assesi nën të, pasi nuk dihej pronari dhe nuk dinin si ta largonin.

Rruga u shtrua për herë të parë në pothuajse 30 vite, por një hapësire prej afro katër metrash mbeti e paasfaltuar, kjo për faktin ishte mbi të ishte parkuar Fordi.

Veprim ky që nervozoi banorët e Marina Gardens në Weymouth të Dorsetit. Edhe pse vetura nuk u largua për tre vite, për Fordin klasik janë paguar taksat që i bie se nuk është braktisur zyrtarisht.

Tani këshilli i Dorsetit ka filluar një proces ligjor – ku është kërkuar të largohet vetura – pavarësisht se nevojitet koha dhe paratë e taksapaguesve.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles