Arrestohet personi nga Shkupi për zjarrvënie

Shkup, 12 gusht  – Një tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi me zjarrvënës i ka vënë flakën motoçikletës së nënës së tij.

“Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, e kanë privuar nga liria A.M. (32) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 03:30 minuta, paraprakisht pas grindjes me babain e ti 55-vjeçar, në oborrin e shtëpisë së familjes me mjet djegës ka djegur motoçikletën pronë e nënës së tij”, njoftoi MPB-ja.

Sipas denoncimit, ai ka tentuar me mjet djegës të shkaktojë zjarr edhe në shtëpi, por ka qenë i penguar nga komshinjët. A.M. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles