Frekuencë e rritur e automjeteve në Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti pa ndalesa më të gjata

Shkup, 9 gusht – Në VK Tabanoc për hyrje dhe VL Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të rritur të automjeteve, gjë që është karakteristike për periudhën verore, por njëjtë si dhe në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles