Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka pasur një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Lajmin për këtë takim, Çunmulaj e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndau emocionet e saj për këtë moment të veçantë.
“Faleminderit Ambasador Petrit Malaj dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë për pritjen e ngrohtë. Ishte një nder të vizitoj dhe të diskutoj përkushtimin tonë të përbashkët ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Së bashku, vazhdojmë të festojmë traditat tona të pasura dhe të punojmë për një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Çunmulaj në postimin e saj.
Modelja shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, e cila ka arritur sukses të madh në skenën ndërkombëtare të modës, ka qëndruar për disa ditë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, ajo ka organizuar aktivitete të ndryshme dhe ka zhvilluar takime me figura të rëndësishme shtetërore.
Vizita e saj në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë dhe takimi me Ambasadorin Malaj janë pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për të promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ky takim nënvizon përkushtimin e Çunmulajt për të qëndruar e lidhur me rrënjët e saj dhe për të përdorur ndikimin e saj për të mbështetur çështjet e rëndësishme për komunitetin shqiptar.