Cili është kuptimi i kartonit të verdhë që gjyqtarët u tregojnë sportistëve në nisje të garave?

Edhe pse atletja holandeze, Lieke Klaver dukej e gatshme gjatë garës gjysmëfinale të 400 metrave, pas goditjes nga pistoleta e nisjes, ajo nuk vrapoi në pistë, por u ul në një pozicion të përkulur në vendin e saj të nisjes.

Fillimi i garës u anulua dhe Klaver mori një karton të verdhë, megjithëse shumë menduan se ajo do të skualifikohej automatikisht.

Konkretisht, garuesit marrin karton të verdhë nëse mendohet se shkaktojnë ndërprerje të fillimit të garës derisa janë në pozicionin e tyre në bllokun startues, që do të thotë se do të kenë një shans të dytë.

Sipas rregullave të Federatës Botërore të Atletikës, gjyqtarët kanë autoritetin për të paralajmëruar një garues dhe për t’i dhënë një karton të verdhë për sjellje josportive ose të pahijshme.

Sipas gjyqtarit, kur një garues shkakton një ndërprerje të startit pa arsye të vlefshme, përpara krisjes nga arma e nisjes, gjyqtari anulon startin dhe i tregon fajtorit një karton të verdhë.

Nëse sportisti i paralajmëruar gabon sërish, do të marrë karton të kuq, që do të thotë skualifikim nga gara.

Përndryshe, shfaqja e çdo kartoni në fillim duhet të shihet nga të gjithë sportistët në mënyrë që asnjë nga garuesit të mos ketë dyshime për pasojat apo shkeljet e mëtejshme të rregullave.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles