1 C
Munich

Zgjedhjet dhe fitorja e Tavos në Himarë, Spiropali: Populli dëshmoi një kulturë të lartë politike e demokratike! Punë të mëdha të presin

Must read

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Vangjel Tavon, pas fitores në zgjedhjet e bashkisë së Himarës.

Ndërsa e cilësoi një proces të qetë, Spiropali theksoi se populli i Himarës foli, zgjodhi dhe dëshmoi një kulturë të lartë politike, qytetare e demokratike.

“Zgjedhjet në Himarë përfunduan. Populli i Himarës foli, zgjodhi, dëshmoi atë që dihej dhe pritej: një kulturë të lartë politike, qytetare e demokratike.
E rëndësishme është që fushata dhe procesi ishin të qetë, të rregullt, me standardet e një shoqërie demokratike të një vendi anëtar të NATO-s, që përparon me shpejtësi drejt BE-së, të një vendi lider në rajon, që konsolidon pareshtur vlerat dhe institucionet e demokracisë liberale.

Përgëzime qytetarëve të Bashkisë Himarë për kulturën e lartë qytetare, tolerante, patriotike dhe demokratike”, shkruan Spiropali.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article