Vdes një grua në Vlorë si pasojë e rrahjes nga burri 70-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 64-vjeçare e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se për shkak të dëmtimeve të marra, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

I moshuari është vënë në prangat e Policisë, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Euronews

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles