Roma kthehet te pista Chiesa, ofron yllin italian për ta ulur çmimin e tij

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.

Sulmuesi italian nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta dhe klubi i ka bërë të qartë se duhet të gjej një skuadër të re.

Deri më tani nuk ka qenë asnjë ofertë bindëse për lojtarin, me Tottenham Hotspur që ka këmbëngulur për të, por vet Chiesa nuk është bindur për tu transferuar në Londër.

Roma është rikthyer në garë për sulmuesin italian dhe tanimë po mendon të përfshijë edhe një futbollist për të arritur te ai.

Calciomercato ka raportuar se Giallorosët janë të gatshëm ta ofrojnë edhe veteranin Stephan El Shaarawy në drejtim të Juventusit për të arritur te Chiesa.

El Shaarawy pëlqehet shumë nga Federico Chiesa dhe mund të jetë zgjidhja e këtij transferimi.

Juventus e vlerëson Chiesan 25 milionë euro, ndërkohë për sulmuesin italian interesohet edhe Inter dhe Napoli.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles