Policia po kërkon një 25-vjeçar të dyshuar për tentim vrasje në Çair

Prokuroria Themelore Publike në Shkup mori vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një 25-vjeçari i cili dyshohet se ka kryer tentim për vrasje në Çair.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, më 17 korrik në orët e natës në Çair, i dyshuari me motoçikletë me shpejtësi të madhe ka kaluar përgjatë të dëmtuarit dhe një personi të cilët lëviznin në këmbë dhe i kishte spërkatur me ujin e mbledhur në asfalt. Ishte ndalur dhe i kishte kërkuar falje dëshmitarit, përderisa me të dëmtuarin fillimisht ishte zënë ndërsa pastaj edhe fizikisht kishin shkëmbyer disa goditje.

“I dyshuari së pari kishte ikur, por pastaj i kishte pritur në afërsi të kopshtit të fëmijëve ‘Fidani’ dhe me pistoletë kishte qëlluar një plumb ndaj të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndim me plagosje me armë në anën e djathtë të krahërorit dhe duke i dëmtuar disa organe. Kryerësi menjëherë përsëri ishte arratisur”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin, ndërsa masa e arrestit duhet të zbatohet pas privimit të tij nga liria.

Në ndërkohë, nga Prokuroria shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme vepron për gjetjen e të dyshuarit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles