Olimpiada Paris 2024, dy boksieret me gjini të paspecifikuar sigurojnë medalje

Dy boksieret me gjini të paspecifikuar, Imane Khelif nga Algjeria dhe Lin Yu-ting nga Taivani po dominojnë boksin e femrave në Olimpiadën në Paris. Edhe pse janë akuzuar si biologjikisht meshkuj, ato janë lejuar të garojnë dhe kanë siguruar zonën e medaljeve.

Khelif dhe Yu-ting janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe me gjasë, në Lojëra do të kemi një duel në finale ndërmjet tyre. Gjinia e dy boksiereve, ka qenë një prej ngjarjeve që ka shkaktuar më tepër debat në Olimpiadë.

Zv.presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Istvan Kovaks pohoi se Khelif është mashkull. Sipas tij, Komiteti Olimpik është paralajmëruar për disa boksierë meshkuj që garojnë në kategoritë e femrave, por asnjë masë nuk është marrë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img