Meta nuk i informoi qytetarët e Ballkanit Perëndimor rreth “eksperimentit” në Facebook e në rrjetet tjera

Postimet, komentet, videoklipet, fotot, të dhënat e shumta personale që shpërndahen publikisht përmes Instagram-it, Facebook-ut dhe aplikacioneve të tjera në pronësi të kompanisë Meta, që nga fundi i qershorit, nuk janë përmbajtje që ne ndajmë vetëm me miqtë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Duke ndryshuar politikën e privatësisë së Meta-s, ato mund të bëhen material për trajnimin e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga kjo kompani amerikane.

Gjithçka ndodhi pa njoftim e pa shpjegim dhe miliona përdorues në Ballkanin Perëndimor nuk u informuan as për “Politikën e Privatësisë” së re të Meta-s, e cila u publikua më 26 qershor.

Në një dokument, të cilin e ka analizuar Radio Evropa e Lirë (REL), kompania Meta thekson nisjen e një shërbimi të ri – që është mundësia për të krijuar tekst, zë, imazhe dhe video përmes inteligjencës artificiale. Meta mbledh përmbajtje të publikuara që përdoruesit ndajnë përmes platformave të kompanisë, ndaj dhe shërbimi i ri që ofron nëpërmjet zhvillimit të inteligjencës artificiale do të bazohet në këtë praktikë.

Përdoruesit nga Ballkani Perëndimor nuk ishin të informuar për risinë, ndërsa qytetarët e Bashkimit Evropian, kur hynin në platforma, morën një paralajmërim se politika po ndryshonte dhe më pas kishin opsionin për të tërhequr të dhënat nga trajnimi i planifikuar i inteligjencës artificiale.

Kur gjithçka vihet në kontekst me ligjet vendëse në rajon, Meta ishte e obliguar të ofronte të njëjtin opsion edhe për përdoruesit në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, në Bosnje e Hercegovinë, dhe në Mal të Zi.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img