Janë hospitalizuar edhe tre persona me kollën e mirë, gjithsej 981 raste në vend

Shkup, 5 gusht – 25 raste të reja me pertusis, thënë në popull, kolla e mirë, janë paraqitur në shtet prej 26 deri më 1 gusht. Prej tyre, tre janë hospitalizuar, theksojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin më të ri, të publikuar sot pasdite.

“Lidhur me distribuimin gjeografik, pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në epideminë në Shkup – 13, ndërsa janë paraqitur edhe 10 raste nga Kumanova dhe nga një rast nga Manastiri dhe nga Tetova. Mosha e të sëmurëve lëvizë nga dy muaj deri 50 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri katër vjeç. Lidhur me statusin vaksinues të të sëmurëve, 17 persona janë vaksinuar në mënyrë jo të kompletuar, të pavaksinaur apo nuk kanë status të njohur vaksinues, pesë janë tërësisht të vaksinaur dhe tre janë vaksinaur në përputhje me moshën, sqarohet në raportin e ISHP-së.

Përfundimisht me 1 gushtin, në shtet janë regjiatruar gjithsej 981 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 53,4/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje të shuëfishtë të numrit të të sëmurëve në raport me peridhën e kalaur pesëvjeçare – prej vitit 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Distribuimi sipas gjinisë tregon se 450 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 531 të gjinisë femërore.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve -981, tek 974 persona janë regjistruar simptome, përderisa sëmundja tek shtatë është në formë asimptomatike.

Në rrjedhë janë tre epidemi të paraqitura në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Prej 18 janarit deri më 1 gusht, janë dhënë gjithsej 62.184 doza të vaksinave me komponentin kundër kollës së mirë.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img