Siljanovska Davkova: Është detyrë e çdo gjenerate të vazhdojë luftën dhe të ripërtërijë frymën e Republikës së Maqedonisë

Shkup, 2 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, duke theksuar se në këtë festë të dritës kujtojmë luftën për republikë të lirë maqedonase që filloi nga populli i Ilindenit dhe vazhdoi nga pjesëmarrësit në luftën nacionalçlirimtare dhe antifashiste.

“Më 2 gusht 1944, saktësisht 80 vjet më parë, delegatët e KAÇKM-së themeluan shtetin maqedonas si republikë të lirisë kombëtare dhe të drejtësisë shoqërore, të qytetarëve të barabartë, “pa dallim nacionaliteti, gjinie, race dhe feje”. Është e drejtë dhe detyrë e çdo gjenerate që ta vazhdojë luftën dhe ta përtërijë shpirtin e Republikës së Maqedonisë, duke e harmonizuar me rrethanat dhe mundësitë e reja”, thuhet në urimin e Siljanovska-Davkovës.

Lufta e gjeneratës sonë është, thekson presidentja, ruajtja e trashëgimisë së Ilindenëve dhe asnomëve, për ta bërë republikën tonë maqedonase një vend të denjë për të jetuar, i cili do t’u japë shanse të barabarta për përparim të gjithë qytetarëve të saj, një republikë që do të jetë e kujdesshme ndaj më të mirëve, gjithëpërfshirëse ndaj të ndryshmëve, solidaritet ndaj të pambrojturve dhe i drejtë ndaj të gjithëve.

“Për shumë vjet Ilindeni! Rroftë Republika Maqedonase!, thekson presidentja Siljanovska Davkova.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles