Krushevë, 1 gusht – Me një sërë solemnitetesh sot në Krushevë fillon festimi për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Mbrëmë në Krushevë kanë arritur kalorësit nga të gjitha anët e Maqedonisë.
Sot nga ora 10 delegacionet do t’i vizitojë Shtëpinë përkujtimore të Kongresit të Smilevës dhe monumentin Damjan Gruev, ku do të përkulen dhe do të vendosin lule të freskëta.
Në ora 18.45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla” do të priten kalorësit nga mbarë Maqedonia. Tradicionalisht, krushevasit do t’i presin mbështetësit e traditës nga Ditët e Ilindenit me buk e krip.
Në prag të hapjes së manifestimit kombëtar “10 ditët e Republikës së Krushevës” nga ora 20:00 në Gumenje, para monumenteve dhe memorialeve të tyre do t’u jepet respekt: Vele Markovit, Pitu Gulit, Toshe Proeskit, në prehjen e tyre të përjetshme në Gumenje, luftëtarëve të rënë përballë monumentit te Varrezat partizane, luftëtarëve të Ilindenit 1903, në kriptën në kompleksin memorial të Ilindenit.
Në hapjen zyrtare të manifestimit “10 ditët e Republikës së Krushevës”, nga ora 20:00 në Gumenje, do të lexohet Manifesti i Krushevës dhe do të ngrihet flamuri i Republikës së Krushevës. Në hapje pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski dhe kryetari i manifestimit, si dhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov.
Manifestimi do të përcillet me fishekzarre, program kulturoro-artistik dhe sulm të improvizuar në Krushevë, si dhe përkujtim i ditëve të Ilindenit dhe Republikës së parë në Ballkan.
Festimi qendror për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës janë më 2 gusht. Do t’i bëhen homazhe kryetarit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në prehjen e tij të përjetshme në Makedonium, luftëtarëve të rënë tek vendi Sliva, ndërsa në kujtim të tyre do të mbahet edhe meshë në kishën “Shën Nikolla” të Krushevës. Festimi qëndror është në Meçkin kamen në ora 12:30 ku do të drejtohet kryeministri Hristian Mickoski.