Ndalohen dy persona nga Shkupi, kapen me mallra të padeklaruara

Dje (31.07.2024) rreth orës 22:20 në një rrugë lokale në fshatin Pobozhje në drejtim të vendit të quajtur Ramno, policia nga Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion, ka ndalur një automjet mallrash “Mercedes Sprinter” me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 110 pako, të cilat përmbanin 1.320 kuti këpucë-atlete, të përmasave të ndryshme dhe mbishkrime të markave të ndryshme, për të cilat personat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një armë.

L.I. (38) nga fshati Tanushë, Shkup dhe R.I.(63) nga fshati Vizbeg, Shkup janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale nga neni 278 dhe neni 396 të Kodit Penal dhe janë dërguar në stacionin Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img