Murtezi: Themelimi i Akademisë Shqiptare është reflektim i situatave negative pasi në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët

Shkup, 1 gusht – Bashkim Murtezi nga koalicioni VLEN, tha se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbaje premtimet e bëra para votuesve.

Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat I situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

“Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë pasi çështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit por, qëndrimi ynë si VLEN nuk është t’ju shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë te koalicionit por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë.

Krijimi i Akademisë Shqiptare është një reflektim i disa situatave negative në vend për shkak të të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët”, tha Murtezi.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles