Momenti qesharak kur lideri i Koresë së Veriut përplaset me një pemë gjatë një lundrimi me varkë nëpër zonat e përmbytura të vendit të tij

Së fundmi është publikuar videoja e një momenti qesharak kur lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përplaset me një pemë ndërsa po lundronte me varkë për të vëzhguar zonat e përmbytura.

Pamjet tregojnë diktatorin teksa po kalonte nëpër një tokë bujqësore të zhytur në ujë, pasi shiu në Korenë e Veriut la mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytjet gjatë fundjavës.

Në video shihet varka duke shkuar me shpejtësi drejt një peme. Më pas, udhëheqësi koreano-verior rregullon flokët, ndërsa varka vazhdon të lundrojë.

Bëhet e ditur se shiu i madh ka goditur qytetin Sinuiju dhe qarkun Uiju që kufizohet me Kinën.

Kim Jong Un u pa gjithashtu duke vëzhguar edhe zonat e goditura nga përmbytjet në kufirin e vendit me Kinën në një veturë luksoze gjatë fundjavës.

Ndryshe, Koreja e Veriut është e prirur ndaj përmbytjeve nga shirat e dendur të verës për shkak të kullimit të dobët, shpyllëzimit dhe infrastrukturës së rrënuar.

Siç raportohet, nga përmbytjet e fundit janë dëmtuar rreth 4,100 shtëpi, fusha të shumta bujqësore, ndërtesa publike, rrugë, hekurudha, si dhe mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img