Zëdhënësi i Zyrës për Çështjen e Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Chen Binghua u shpreh të mërkurën se e ashtuquajtura Aleancës Ndërparlamentare mbi Kinën (IPAC) është një organizatë ekstremistësh antikinezë, që orvaten të bëjnë provokime për çështjen e Tajvanit.
Chen Binghua i tha këto në një konferencë shtypi, gjatë së cilës vuri në dukje se Kina ka shprehur herë pas here kundërshtimin e saj ndaj pretendimeve të IPAC-ut.
“Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe nuk do të lejohet asnjë ndërhyrje e huaj,” theksoi Chen, duke shtuar se Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasqyron e rithekson parimin e “një Kine”.
