Notari kinez, Zhanle Pan vendosi një rekord të ri botëror të mërkurën mbrëma në 100 metra stil i lirë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Pan arriti medaljen e artë në ‘Paris 2024’ me një kohë spektakolare prej 46.40 sekonda.
E argjendta shkoi për Kyle Chalmers nga Australia (47.48 sekonda), dhe e bronzta i takua rumunit David Popovici (47.49 sekonda).
Madje dy medalje të arta fitoi të mërkurën francezi i jashtëzakonshëm Leon Marchand, i cili festoi në 200 metra delfin dhe dy orë më vonë në 200 metra bretkosë.
Marchand theu rekordin olimpik në 200 metra delfin dhe e notoi këtë seksion në 1:51.21 sekonda. E argjendta i takoi Kristof Milak nga Hungaria, i cili ishte vetëm 54 të qindtat prapa dhe Ilyja Kharun nga Kanadaja ishte i treti me 1.59 sekonda.
Marchand vendosi një rekord të ri olimpik edhe në 200 metra bretkosë, pasi festoi në këtë disiplinë me kohën 2:05.85.
Vendin e dytë në këtë disiplinë e zuri australiani Zac Stubblety-Cook nga Australia (+0,94), kurse të bronztën e fitoi Caspar Corbeau nga Holanda (+2,05).