1 C
Munich

Bozhinovska – Latifi: Prioritetet e Ministrisë së Energjetikës dhe SHA MEPSO në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës së re dhe modernizimit të asaj aktuale elektrodistributive

Must read

Shkup, 1 gusht – Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot ka realizuar takim pune me drejtorin e ri të përgjithshëm dhe kryetarin e Bordit drejtues të SHA MEPSO, Burim Latifi.

Siç kumtuan nga kjo Ministri, në takimin, ku kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Bordit drejtues, u bisedua për revizionin e punës së Shoqatës në vitet e kaluara, që si proces fillon menjëherë.

“Udhëheqësia e ka informuar ministren rreth aktiviteteve aktuale dhe rreth përgatitjeve për fillim të projekteve të reja kapitale në periudhëln e ardhshme. Bashkarisht janë konstatuar prioritetet e Ministrisë dhe SHA MEPSO në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës së re elektrodistributive, si dhe modernizimin dhe përforcimin e rrjetit aktual elektrodistributiv”, qëndron në kumtesë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article