Mori ryshfet për dosjen “Toyota Yaris”, pezullohet nga detyra kryeprokurori i Vlorës

Drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua të hënën nga SPAK nën akuzën për “korrupsion” dhe “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” është pezulluar nga detyra.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku votuan pro vendimit 8 anëtarët që morën pjesë.

Zarka bashkë me ish-oficeren e Policisë Gjyqësore, Erion Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin, akuzohen se kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve në 8 çështje penale, 4 nga të cilat lidhen me dosjen “Toyota Yaris”, por edhe hetimin pasuror ndaj Suel Çelës.

Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Klodian Braho, katër nga çështjet penale, që dyshohet të jenë gjetur zgjidhje përmes ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit, i përkasin dosjes së shumë lakuar “Toyota Yaris” të vitit 2018, kur ish-prokuroria për Krimet e Rënda hetoi rastin e një shumë prej 3.4 milionë euro të bllokuara në Portin e Durrësit në bordin e një automjeti “Toyota” të mbërritur nga Belgjika.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img