Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Të ushqyerit dhe ushqimet e shëndetshme jo vetëm që kujdesen për trurin tuaj dhe aftësitë njohëse por gjithashtu sigurojnë një shëndet shumë të mirë.

Ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Këto janë disa nga ushqimet më të mira që aktivizojnë qelizat e trurit tuaj, forcojë memorien tuaj dhe forcojnë koncentrimin, shkruan Times of India.

Peshku yndyror

Peshku yndyror si salmoni, sardelja, dhe trofta, janë burime të pasura më acidet yndyrore omega-3 që ndihmon në ndërtimin e qelizave të trurit dhe nervave.

Brokoli

I pasur me antioksidantë dhe vitaminën K, brokoli konsiderohet si ushqim me vlerë të lartë ushqyese dhe është i njohur për forcimin e memories.

Farat e Kungullit

Të paketuara me antioksidantë të fuqishëm, farat e kungullit mbrojnë trupin dhe trurin ton nga dëmtimet radikale.

Arrat

Konsumimi i rregullt i arrave siguron një shëndet të mirë të zemrës dhe të trurit.

Veza

Vezët janë të pasura me vitaminë B6 dhe B12, folate dhe kolina. Studimet kanë gjetur se të marrësh shumë kolinë mund të kesh një memorie më të mirë dhe koncentrim më të lartë.

Portokalli

Portokalli është i mbushur me vitaminë C, që është një vlerë ushqyese esenciale për të parandaluar rënien mendore.

Boronica

E pasur me anti-inflamator dhe vetitë antioksidantë, boronica parandalon stresin mendor dhe ënjtjen e trurit të cilat shkaktohen nga plakja e trurit dhe sëmundjet neurologjike.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img