1.4 C
Munich

PDK për planin për “Kalabrinë”: S’kemi votë për kontrabandim të pronës publike

Must read

Partia Demokratike në Prishtinë ka ripërsëritur qëndrimin e saj kundër planit për lagjen “Kalabria”. Në konferencën për media të premten, PDK ka deklaruar se nuk do ta votojë planin për këtë lagje.

Asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri, ka thënë se me anë të këtij plani rreth 15 hektarë tokë publike po vihen në shërbim të ndërtuesve.

“Ky plan ka për qëllim tjetërsimin e pronës publike me ndërtime të larta. Prapë mbi 15 hektar pronë publike po vihet në shërbim të ndërtuesve. PDK-ja nuk ka votë për kontrabandim të pronës publike në kurriz të banorëve”, është shprehur Retkoceri.

Ai ka thënë se PDK-ja do ta përkrahë një plan për këtë lagje, vetëm atëherë kur do të sillet një plan siç ka theksuar ai, për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa të ndërtuesve.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article