Një kuti, plus valixhen! Beqaj del nga SPAK me të gjithë dosjen e “Sterilizimit”

Pas një pritjeje të gjatë, ish-ministri Ilir Beqaj doli nga SPAK me të gjitha materialet e dosjes së “Sterilizimit”.

Në videon e siguruar nga Klan News, ai shihet me një kuti kartoni në dorë, ndërsa një person tjetër mban valixhen. Këto të fundit plot me letra, ku detajohet gjithë çështja e tij me drejtësinë.


“Dokumentat…përderisa dosja është e madhe…”, kështu u shpreh ai për gazetarët.

Kujtojmë se muajin e shkuar, ai arriti të njihej me dosjen në mënyrë elektronike. Nëpërmjet një USB-je, mori të gjithë fashikujt e dosjes. Kjo pas vendimit të GJKKO-së.

Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” sa i takon koncesionit për asetet kirurgjikale. Të pandehur për të njëjtën çështje janë dhe 8 persona të tjerë. Mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy janë vënë në pranga në Gusht të 2023-it.

Çfarë dihet deri tani për çështjen?

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë shkelur procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit.

Sipas SPAK, procedura e  hapur me negocim, është në shkelje të ligjit. Kjo pasi, asokohe legjislacioni parashikonte procedurë të hapur dhe jo me negocim, në mënyrë që të kishin mundësi edhe kompani të tjera të merrnin pjesë. Sipas organit të akuzës shkeljen e ligjit për mënyrën si janë bërë procedurat, në cilësinë e ministrit Ilir Beqaj duhet që t’i kishte konstatuar.

Po ashtu si ministër i Shëndetësisë Beqaj duhet të kishte konstatuar konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij Klodian Rrepaj.

Një tjetër shkelje është edhe fakti që në cilësinë e titullarit Beqaj duhet të kishte konstatuar se nga procedurat koncesionare janë fryrë kostot nga ana e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë që mori përsipër të bënte sterilizimin e seteve kirurgjikale.

SPAK ka dyshime se kompania që fitoi koncesionin është favorizuar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kjo gjë është lejuar edhe nga ish-ministri Beqaj.

Ndaj Beqajt është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit”.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img