Shkup, 31 maj – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 masa nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit.
Siç kumtoi MPB-ja, mes dënimeve 14 janë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.



