1 C
Munich

Mickoski – Hulman: Qeveria e ardhshme do të jetë e përkushtuar ndaj reformave

Must read

Shkup, 31 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me anëtaren e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputete Marija Miteva dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Stefan Andonovski, takuan ambasadoren e Zvicrës, Veronik Hulman.

Në takim, thuhet në kumtesën e partisë, u bisedua për hapat e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë stabile dhe është theksuar përkushtimi i fuqishëm në tri postulatet kryesore – lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe reformat e domosdoshme për rrugën e integrimit evropian të shtetit.

“Kryetari Mickoski e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Maqedonisë që nga pavarësia e deri më sot dhe është konfirmuar bashkëpunimi që do të thellohet dhe zgjerohet në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article