1.3 C
Munich

“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

Must read

Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes ka vlerësuar lartë Manchester Cityn duke e cilësuar si ekipi më i mirë në botë.

Duke folur përpara gjatë sesionit të tij fotografik për revistën GQ, Rodrygo vlerësoi cilësinë e Manchester Cityt .

“Për të qenë i sinqertë, ne e dinim se ata ishin më të mirë [në ndeshjen e dytë çerekfinale]. Për mua ata janë ekipi më i mirës në botë”, ka thënë fillimisht Rodrygo.

“Man City është skuadra që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar nga Liga e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë tani për të fituar finalen”.

“Kundër Bayernit ishte shumë e vështirë dhe kundër Borussia Dortmundit do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”, përfundoi ylli brazilian.

Por, kur bëhet fjalë për vlerësimin, origjinën, trofetë dhe dominimin, Real Madridi mbetet klubi më i madh në botë. 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article