U dhunua nga disa persona, avokati Sokol Mëngjesi vijon në gjendje të rëndë

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili të mërkurën u dhunua nga tre persona, vijon të jetë në gjendje të rëndë. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ai ndodhet në monitorim intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor.

Sokol Mëngjesi, i cili është edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, u godit për shkak të detyrës. Ai ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/sokol-mengjesi-2.jpg
Sokol Mëngjesi dhunohet nga katër persona

Procesi është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Por disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore.

Policia e Tiranës bëri të ditur se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Ndërsa një person i katërt i quajtur Romario Tabaku ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi. Si organizator, Policia e Tiranës dyshon të jetë Dritan Nano, 58 vjeç të cilin e ka shoqëruar me iniciativë.

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit
4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.

Një prej autorëve të kësaj ngjarje, Dorian Alia alias Agron Alia, është vetëdorëzuar në polici.

Në foto: Dorian Alia, një nga autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi

Ai ka deklaruar se ata nuk donin ta vrisnin avokatit, por vetëm ta frikësonin.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles