Selena Gomez thotë se prej kohësh kishte planifikuar që të adoptonte një fëmijë

Selena Gomez si duket e kishte në plan që moti të krijonte familje, edhe para se Justin Bieber dhe Hailey Bieber të ndanin lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ylli i serisë “The Only Murders in the Building”, zbuloi së fundmi se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë, nëse nuk do ta kishte partnerin e duhur në moshën 35-vjeçare, shkruan DailyMail.

“Unë isha vetëm për pesë vjet dhe u mësova vërtet me të”, tha Gomez.

Foto: Selena Gomez dhe Benny Blanco / DailyMail

“Shumë njerëz kanë frikë të mbesin vetëm dhe ndoshta e kam torturuar vetën në kokën time për dy vite, kur kam qenë vetëm dhe më pas e pranova”, deklaroi artistja.

“Më pas bëra një plan, sipas të cilit do të adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare nëse nuk do të kisha takuar askënd”, tha ajo.

Foto: Selena Gomez dhe Benny Blanco / DailyMail

Selena Gomez, aktualisht është në lidhje me muzikantin Benny Blanco, me të cilin ka nisur romancën vitin e kaluar.

Deklarata rreth krijimit të familjes nga këngëtarja dhe aktorja e njohur vjen vetëm disa javë pasi Justin Bieber dhe Hailey bënë të ditur se janë në pritje të ëmbël.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img