Kompania e mirënjohur, Red Bull ka vazhduar zgjerimin e tyre në futboll duke blerë një aksion te klubi i madh anglez, Leeds United.
Marka e pijeve energjike zotëron gjithsej katër klube futbolli, duke përfshirë RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe New York Red Bulls.
Por sipas Phil Hay nga The Athletic, Red Bull ka bërë një lëvizje të parë në futbollin anglez.
Ata kanë siguruar një marrëveshje për një investim të vogël, por gjithashtu do të kenë logon e tyre në pjesën e përparme të fanellave vendasve të Leeds sezonin e ardhshëm.
Ekipi nga Yorkshire është në pronësi të 49ers Enterprises, pasi firma amerikane bleu 100 për qind të klubit nga pronari i mëparshëm Andrea Radrizzani.
Will Ferrell është në listën e investitorëve të profilit të lartë në Leeds, të cilët arritën në finalen e ‘play-off’-it të Championship, por nuk arritën të sigurojnë rikthimin në Ligën Premier pas humbjes nga Southampton.
Marrëveshja do të bëjë që Red Bull të bëhet partneri zyrtar i pijeve energjike të Leeds dhe marka e tyre do të jetë brenda Elland Road.
Megjithatë, është konfirmuar se emri i klubit do të mbetet i njëjtë.
“Jam i emocionuar që Red Bull po bashkohet me ne për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për Leeds United dhe ndan respektin tonë të thellë për këtë klub vërtet të veçantë”.
“Si Kryetar, konsorciumi ynë i partnerëve investues do të jetë i paçmuar për mua ndërsa i afrohemi këtij momenti të rëndësishëm për klubin, tani dhe në të ardhmen. Shtimi i Red Bull është një moment historik që do ta fuqizojë më tej klubin për të arritur potencialin e tij të plotë konkurrues”, ka thënë kryetari i Leeds, Paraag Marathe për faqen zyrtare të klubit.