1.3 C
Munich

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, deputeti Noka: Sot keni Dumanin në vend të Aranit Çelës, Enveri juaj…

Must read

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, duke folur projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, paralelizoi qeverinë me regjimin diktaktoria.

“Çfarë bëri diktatura komuniste, zhduku shtresën e mesme, çfarë bëri Skënderbeu juaj, të njëjtën gjë. Një klasë të pasur, dhe shtresën e mesme e zhduku. Thikën mbas shpine për ti zhdukur, të njëjtën gjë bëni dhe ju, dhe Enveri juaj sepse vetëm kështu mund të mbijetoni ju në pushtet. Diktatura kishte sigurimin e shtetit, cfarë ka Enveri juaj sot, patronazhistët, Skapin Dumanin në vend të Aranit Celës.

Enveri në atë kokë, gardh me gjemba bëri Shqipërinë dhe nuk i la të iknin, Enveri juaj nuk e beri dot se ne i legalizuam vizat, por aplikon teorinë më fatkeqe për shqiptarët, shpopullim që Shqipëria të mos ekzistojë. Pastaj thotë nuk i largova unë, Enveri bënte propagandë, të njëjtën gjë bën Enveri juaj, i ka kthyer tv dhe portalet si zëri i popullit, si gazeta Bashkimi”-u shpreh deputeti Flamur Noka.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article