Për herë të parë në histori, gjyqtaret shqiptare gjykojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian

Pas gjykimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Ligën e Kampionëve në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, gjyqtaret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën evropiane.

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si gjyqtare e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian për vajza.

Të premten në mbrëmje më datë 31 maj në orën 20:00, gjyqtaret  shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër – Hungari që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për gjqytarët shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa vlerësimi nga UEFA edhe për gjyqtaret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë gjyqtarja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles