Mexhiti: Është hapur debati që VLEN të bëhet parti! Nuk pretendoj që të bëhem kryetar i kësaj partie

Shkup, 30 maj – Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 konfirmoi se në koalicionin VLEN është hapur debati që katër partitë politike, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të shkrihen në një parti, VLEN.

Në lidhje me: VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

“Në VLEN pra nuk bisedohet për ndarje, shkohet një hap më tutje. Kemi hapur një debat brenda neve se a duhet të shkrihet në një, a duhet të fuzionohet apo VLEN-i të mbetet si ombrellë, 4 subjektet të zhvillohen brenda VLEN-it. Pra është një debat shumë konstruktiv, një energji pozitive pra”, tha Mexhiti për TV21.

I pyetur nëse ka ambicie që të kalojë në krye të kësaj partie, në rast se e njëjta formohet, Mexhiti për TV21 tha se për të e rëndësishme që të ketë sukses programi.

“Unë nuk pretendoj, nuk është individuale, nuk është agjendë personale. Nuk pretendoj që unë të jem i pari. Mua më mjafton që ekipi të lëvizë suksesshëm, të lëvizë programi, platforma, të demonstrojmë te qytetarët se ky është ndryshimi i vërtet”, theksoi Mexhiti për TV21.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles